English

Njoftim nga Lëvizja Vetëvendosje!

Nesër, e mërkurë më 23 qershor 2010, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tribunën e radhës.

Në këtë tribunë do të diskutohet për pushtimin e tregut të Kosovës nga mallërat serbe: dëmin politik dhe ekonomik që këto ia sjellin Kosovës, por edhe rrezikun që i kanoset shëndetit të qytetarëve të Kosovës nga këto produkte.

Tribuna do të mbahet në orën 12:00 në Bibliotekën Kombëtare.

Në të do të flasin:

Visar Ymeri, drejtues i Komitetit për Ekonomi pranë Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Faton Mehmetaj, drejtor i Institutit Gjeopolitikë dhe Siguri i cili do t’i paraqes të gjeturat nga hulumtimi i tij “Ndikimi i produkteve të Serbisë në shëndetin e banorëve të Kosovës”.

KOMENTE