Okb: Peruja Prodhuesi I Parë Botëror I Kokainës Në 2009-N
BOGOTA, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Peruja është cilësuar në vitin 2009 si prodhuesi i parë botëror i gjethes së kokainës e përdorur për prodhimin e kokainës duke lënë mbrapa dhe Kolumbinë, sipas një raporti të paraqitur sot në Bogota nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër drogës dhe krimit (ONUDC).
''Rreth 119 000 ton kokainë u prodhuan gjatë vitit 2009 në këtë vend nga 103 000 ton në Kolumbi'', njoftoi Aldo Lale, përfaqësues i ONUDC në këtë vend gjatë prezantimit ta raportit vjetor të OKB-së mbi prodhimin e drogës në Kolumbi.
"Peruja ka kaluar Kolumbinë duke u bërë kështu prodhuesi i parë botëror i kokainës me
119 000 ton gjatë vitit 2009'', deklaroi në një konferencë shtypi përfaqësuesi i ONUDC-së./
/ec/ a.jor.