Osborn Anulon Një Shërbim Të Ngarkuar Për Anëtarësimin E Britanisë Së Madhe Në Euro
LONDËR, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri britanik i Financave, George Osborne njoftoi sot anulimin e një shërbimi në ministrinë e tij që ishte ngarkuar për të punuar për një anëtarësim hipotetik të Britanisë së Madhe në euro.
"Mund të konfirmoj se ashtu siç theksohet në marrëveshjen e koalicionit mes liberaldemokratëve dhe konservatorëve, kjo qeveri nuk do të miratojë euron gjatë kësaj legjislature", deklaroi Osborne para Dhomës së Komuneve.
Qeveria e re e koalicionit mes liberaldemokratëve dhe konservatorëve në përfundim të zgjedhjeve legjislative të 6 majit premtoi në programin e koalicionit që Britania e Madhe do të ruante stërlinën dhe nuk do të miratonte euron dhe nuk do të bënte asnjë përpjekje lidhur me këtë çështje gjatë legjislaturës së saj./
/ec/ a.jor.