Milano, Itali 22 Qershor NOA - Prej disa ditësh disa banorët në Milano raportuan probleme me shkarkimet e WC, deri në momentin kur u gjet dhe shkaku, ku bëhej fjalë për një gjarpër i cili i kishte i bllokuar, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.
Kështu në një ndërtesë në Milano, paniku kishte pushtuar të gjithë banorët e tij dhe kjo pasi u vunë në dijeni të prezencës së një pitoni të gjatë një metër.
Disa prej tyre u përpoqën që me anë të vajit hidraulik të ujërave të zeza të vrisnin zvarranikun, por në fund ai u kap nga disa vullnetarë të EPNA-s.
Personeli i Mbrojtjes së Kafshëve ndërhyri në momentin kur nuk po gjendej një zgjidhje dhe ishte një hidraulik i cili i lajmëroi ata. Së bashku ata arritën të hiqnin gjarprin nga tubacionet e shkarkimit.
Instituti i Mbrojtjes së Kafshëve dënoi sjelljen e banorëve duke i bërë të qartë se hedhja e substancës toksike për të vrarë zvarranikun, ishte e panevojshme për të zgjidhur problemin e tyre.
Megjithatë frika dhe paniku bën që njerëzit, madje dhe ato që janë të dashur pas kafshëve, të ndërmarrin veprime jo të sakta. Çfarë mbetet e paqartë është mënyra se si kjo kafshë ka përfunduar në tubacionet e shkarkimeve dhe pse hipoteza më e besueshme është se ka qenë një person i cili ka menduar ta hedhë në WC dhe kjo vetëm për të shpëtuar nga pitoni.
r.b/NOA