English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 22 Qershor/ATSH/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e martë, në shtypin shqiptar: Gazeta " Koha Jonë" VIZAT, BASTI I EDI RAMËS ME 3.5 MILIONË SHQIPTARË Një ditë para raportit për Shqipërinë në PE, Rama po lobon fort duke përdorur të majtën pro-serbe dhe eurodeputetë rumunë, për të përfshirë amendamente që të votojnë heqjen e vizave, si një mundësi për ta mbajtur ende në krye të PS. Kryetari i PS-së, letër krerëve të PPE dhe PSE, kërcënon: Për sa kohë nuk ka zgjidhje, s'ka as integrim europian. Tituj të tjerë: - Kodi Zgjedhor/ Kushtetuesja rrëzon dy nene pro partive joparlamentare - Analizë nga Ardian Fullani/ Zhvillimi i tregut ndërbankar në Shqipëri Gazeta " Shqip" OPOZITA FTON BE PËR RAUND TË RI Flet për "Shqip" zëdhënësi i grupit parlamentar të PPE, Ripoll. Rama, letër krerëve të grupeve parlamentare të PE-së, Daul e Schulz: Mos u tërhiqni nga marrëveshja. Tituj të tjerë: - Spitali i Kukësit, pa ilaçe për ethet hemorragjike - Struktura e re e Policisë, lëvizin 22 oficerë të lartë Gazeta " Panorama" VENDET VAKANTE/ KUSHTETUESJA, SHTYHEN NË SHTATOR EMËRIMET Gjyqet do vazhdojnë/ Presidenti ka shtyrë për në shtator plotësimin e gjashtë vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ka mbaruar edhe mandati i Vladimir Kristos si kryetar i saj. Kristo i ka komunikuar trupës gjykuese se mund të marrë në shqyrtim si relator çështje jo shumë të rëndësishme deri në zëvendësimin e tyre. Shkelet rregullorja e Kuvendit për dekretet e Topit. Votimi për kandidatët për anëtarë të Gjykatës së lartë shtyhet pa afat. Duhet të votoheshin brenda 3 javësh. Tituj të tjerë: - Rama letër Daul e Schulz për krizën, harron heqjen e vizave - Lëndët me zgjedhje, ja kush nuk do japë provime Gazeta Shqiptare PRANGOSET SHQIPTARJA, VRAU 3 BASHKËSHORTË Gruaja 43-vjeçare theri në Shqipëri burrin e parë, ekzekutoi dhe varrosi poshtë pllakës së dushit burrin e dytë grek dhe dyshohet se helmoi të tretin. Policia greke arreston sarandjoten e regjistruar me emrin Vangjelitsa Zagkas. Tituj të tjerë: - Bujqësia, Genc Ruli shet makinat për 900 euro copën - Rusmali në Strasburg, shtyhen dekretet e Topit Gazeta "Rilindja Demokratike" QEVERIA ASHPËRSON BETEJËN PËR SEKUESTRON E PASURIVE TË KRIMIT Maxhoranca, gati dy ligje të reja për të intesifikuar luftën ndaj krimit të organizuar. Deputetët pritet të votojnë ligjin e ri për Policinë Gjyqësore, i cili do t'i japë një shtysë luftës ndaj mafies, ndërsa ligji kundër pastrimit të parave po konsultohet me modelet më të mira ndërkombëtare. Tituj të tjerë: - Pronat, pas 10 ditësh nisin vendimet për 8 mijë dosjet - Trafiku në kryeqytet, kaos dhe nervozizëm Gazeta "Zëri i Popullit" PANIKU BERISHA/SHBA, PAPANDREU: FUND KRIZËS POLITIKE Një tjetër kambanë ka rënë dje fort në veshët e Sali Berishës. Kryeministri i Greqisë është takuar në Nju Jork me liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama ku kanë diskutuar për ngërçin dhe situatën e rënduar politike në Shqipëri. Papandreu ka deklaruar se kriza pengon proceset integruese në Shqipëri. Tituj të tjerë: - Kushtetuesja rrëzon dy nene të Kodit Zgjedhor - Erion Veliaj: Na bashkojnë parimet e njëjta me Partinë Socialiste Gazeta "Integrimi" SABRI GODO: TË NISË PUNA PËR REFORMËN ZGJEDHORE Bashkëthemeluesi i Kushtetutës u bën thirrje forcave politike të bashkëpunojnë për Reformën Zgjedhore. /m.m/
KOMENTE