Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 22 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Të martën mbahen disa debate rreth Kosovës në Parlamentin Evropian - Propozohet diskutimi i "rolit të Serbisë në Kosovë" - Në raportin për Kosovën të përgatirur nga deputetje austriake Urlike Lunacek janë paraqitur 168 amendamente. Shumë prerj tyre janë nga kundërshtarët e Kosovës që vijnë kryesisht nga Rumania, Greqia dhe Spanja. Pritet që të mos kalojnë propozimet për negociata të reja për status. Por është një propozim kontravers i zëvendësliderit socialist në Parlamentin Evropian, Hanes Swoboda, i cili kërkon që të hapet dialogu për "rolin e Serbisë në Kosovë"
Tituj të tjerë:
Sundimi i ligjit do t'u hapte rrugë zgjedhjeve në veri
Demarkacioni midis Kosovës dhe Malit të Zi - deri në fund të vitit
Nafta në Kosovë pesëfish më e dobët se në rajon
Katër të vratë afër Vitisë
Tirana e Beogradi nisin konsultimet diplomatike
Ballkani i qetë, interes i të gjithëve
Rrugës 33-milionëshe nuk i dihet "fundi"
Foto lajmi: Uliks Fehmiu, i biri aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu, ka lexuar letrën lamtumire të të atit, para sallës së stërmbushur të Kinemasë ABC, në Prishtinë, në komemoracionin e organizuar nga komuniteti artistik i Kosovës, në shenjë nderimi për aktorin më të madh kosovar që ndërroi jetën të martën e kaluar. Poezia "Njeriu këndon pas luftës", e përzgjedhur nga Bekim Fehmiu për të qenë pjesë e amanetit lënë pas vdekjes, u recitua nga Uliks Fehmiu, në gjuhën shqipe, ndërsa të tubuarit u përshëndetën nga aktori më i madh shqiptar me një duartrokitje të gjatë
"Bota Sot"
Sejdiu: Me Serbinë asnjëherë nuk bisedojmë për statusin - Parlamentarë të NATO-s në Kosovë
Tituj të tjerë:
Hyjnë me leje, flasin kundër shtetit të Kosovës - Zyrtarë e fetarë serbë nuk kanë të ndalur
Kam një porosi për Lëvizjen "Vetëvendosja"
OKTA mban peng tregun e derivative në Kosovë
LDK-ja kushtëzon miratimin e buxhetit me Projektligjin për Prishtinën
Njohjet e reja do të ndikojnë në votat e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare - Editoriali
"Zëri"
"Vija të kuqe" me Beogradin - Statusi i Kosovës, ndarja apo ripërkufizimi i territorit, si dhe rihapja e Pakos së Ahtisarit - "vija të kuqe" në bisedimet e ardhshme me Serbinë
Tituj të tjerë:
LDK kushtëzon PDK-në
Bentler garanton integritetin e Kosovës
Lidershipi i kënaqur me Parteshin
Bekimi do të shndrisë në qiell
Opinione:
Çfarë qeverisjeje për Kosovën?
Një minutë heshtje për heshtjen e Kuvendit
"Tribuna shqiptare"
I pavdekshëm - U mbajt mbledhje përkujtimore në Prishtinë, në kujtim të veprës dhe përkushtimit të aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu.
Tituj të tjerë:
Tiranë - Prapë debat - Komisioni i Jashtëm parlamentar i Parlamentit Evropian pritet të diskutojë të mërkurën integrimin e Shqipërisë.
Prishtinë - E kritikon drejtësinë - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka përsëritur se sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të jetë i pareformuar.
Shkup - Shqiptarët, kurrë më keq. - Partia Demokratike Shqiptare ka vlerësuar katastrofale gjendjen politike, ekonomike dhe kobëtare të shqiptarëve.
Ligji diskriminues për qytetarët
Avokati i kujt?
"Lajm"
Zgjedhjet në komunën e veriut të Mitrovicës ende nuk janë në axhendën e institucioneve - S'ka kushte për zgjedhje
Tituj të tjerë:
Komuniteti i artistëve kosovarë e përkujtoi Bekim Fehmiun me një komemoracion rasti - Duartrokitjet e fundit për kolosin
Prishtina e Podgorica fillojnë bisedimet për demarkacionin e kufirit - Kufiri administrativ bëhet shtetëror
Hapja e tunelit të Kalimashit rrit shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë - 100 për qind rritje
LDK-ja kushtëzon votën për rishikimin e buxhetit
"Epoka e Re"
Parteshi, sukses për shtetin - Flet ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati
Tituj të tjerë:
Sistemi i drejtësisë, problem për Kosovën
Kush po tenton në Këshillin Gjyqësor ta dëmtojë buxhetin për një million euro?
"Infopress"
Dakordohen për kufirin - Demarkacioni i kufirit Kosovë-Mali i Zi
Tituj të tjerë:
Dëshmia Partesh
Rashka, në pritje të Beogradit
Gjobiten bizneset e pafiskalizuara
Aktrimi, mision jetësor i Bekim Fehmiut
Editorial - Këndellja po ndodh
"Kosova Sot"
Konflikti i interesit - Tre avokatët e Këshillit Gjyqësor kanë injoruar qëndrimin e Odës së Avokatëve
Tituj të tjerë:
Editoriali - Modeli i Parteshit
Në shtator flasim me Serbinë
Këtë javë nis kompensimi
Vriten katër veta, motivet nuk dihen
"Express"
Vitia e përgjakur - Mëngjesi i të hënës ka zdritur me një vrasje të rëndë në Viti. Aty u ekzekutuan tre shqiptarë nga Maqedonia dhe një nga Kosova. Familjarët thonë se nuk i dinë arsyet. Policia pret nga personi i pestë, i plagosur, që të ndihmojë për ndriçimin e rastit.
Tituj të tjerë:
Përballë fakteve - Rreth 20 deputetë i janë bashkuar nismës së deputetit Naim Rrustemi për të këkuar interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese, nëse Presidenti Fatmir Sejdiu po e shkel Kushtetutën duke mos dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së.
I kthehet kosa - Kosa që ka përdorur për largimin e punëtorëve, do t'i kthehet vetë Drejtorit të QKU-së, Ali Sadriut.
Vjeshta e bisedimeve
Kryeqyteti i kaosit
Njeriu këndon pas vdekjes - Artistë dhe miq duartrokitën për Bekim Fehmiun, në një mbledhje komemorative, në Prishtinë. /a.ke/