Përmbytje/Kinë - Më Shumë Se 12 Mijë Persona Rrezikohen Nga Çarja E Një Dige
- Të paktën 199 viktima nga përmbytjet në qendër dhe jug të vendit
PEKIN, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Ekipet kineze të shpëtimit po përpiqen sot të shpëtojnë rreth 12 mijë banorë që rrezikohen nga shembja e një dige në provincën Jiangxi, në jug të vendit, që është shumë e dëmtuar nga përmbytjet e mëdha që kanë shkaktuar 199 të vdekur dhe mbi 123 të zhdukur në rajonet qendrore dhe jugore të vendit, sipas Ministrisë së Çështjeve Civile.
Ekipet e shpëtimit kanë realizuar deri tani evakuimin e 68 mijë banorëve nga zonat përreth digës 'Changkai'. Por niveli ujit në digë ka kaluar në pika kritike dhe rrezikon sigurinë i mijëra personave, sipas qendrës së provincës për kontrollin të përmbytjeve.
Televizioni publik ka transmetuar pamje filmike nga operacionet e shpëtimit në Jiangxi.
Në këtë provincë, më tepër se 10 mijë ushtarë dhe civilë janë mobilizuar, pas një çarjeje të digës, për operacione shpëtimit që aktualisht janë ngadalësuar nga përmbytja e rrugëve lidhëse./
/i.p/