Policia: Arrestohen Në Kavajë Dy Të Rinj Të Kërkuar Për Vrasje
TIRANË, 22 Qershor /ATSH/ - Policia e Kavajës arrestoi dje shtetasit Selman Ballasheni dhe Ardi Kanaperi, 29 dhe 20 vjeç, të shpallur në kërkim për vepren e "Vrasjes".
Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit bënë të ditur sot për ATSH-në se ndaj dy të rinjve Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Kavajës, në prill të këtij viti ka lëshuar urdhrin e ndalimit për veprat penale të "Vrasje me dashje" në bashkëpunim, "Kallzim të rremë" dhe "Trafikim i armëve dhe i municioneve".
Ndërkohë, nën akuzën e "Vjedhjes" u arrestua të hënën një 24 vjeçar nga Tirana, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe dy adoleshentë, banorë të Bathores ne Tiranë./m.sh//a.ke/