Policia Kërkon Nga Përdoruesit E Rrugës Të Respektojnë Kodin Rrugor
TIRANË, 22 Qershor/ATSH/ .- Policia e kryeqytetit i fton të gjithë përdoruesit e rrugës qe të zbatojnë me korrektësi gjatë drejtimit të mjetit normat e sjelljes dhe Kodin Rrugor.
Me qëllim krijimin e lehtësirave, lëvizjen e lirë të mjeteve, si dhe parandalimin e aksidenteve në rrugë, blutë e kryeqytetit po ushtrojnë kontrolle në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia e kryeqytetit bëri të ditur të martën se "vetëm gjatë ditës së hënë, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në kryeqytet vendosën 500 masa administrative, ndërsa pezulluan 8 leje drejtimi".
Ndërkohe, sipas policise, vazhdojnë kontrollet edhe ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitore në shlyerjen e detyrimeve të tyre dhe i fton ata të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare per te kryer veprimet e nevojshme./m.sh//a.ke/