Tiranë, 22 Qershor 2010 NOA - Presidenti shkarkon kryeprokurorin e Tiranës, si dhe ul një tjetër prokuror në detyrë, nuk jepen motivet e dekreteve të shpallura sot.
Burime zyrtare nga presidenca e Republikës bënë të ditur se Presidenti Bamir Topi dekretoi emërimin e z. Genti Xholi në Prokurorinë e Apelit Tiranë duke e larguar atë nga detyra e kryeprokurorit të Tiranës.
Ndërkohë dekreti përmban edhe transferimin e z. Besnik Cani në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. “Besnik Cani, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier”, - thuhet në dekretin që Topi informon se erdhi me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, Ina Rama.
r.n/NOA