English

Rasmussen:Duhet të kursejmë që të zgjerojmë ristrukturimin e NATO-s

Bruksel, 22 qershor, NOA – “Të eleminojmë dhjamin dhe të ndërtojmë muskuj”.

Është një shprehje që më së shumti i shkon kryeministrit rus Vladimir Putin, por është një shprehje që sot e përdori Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili sikundër edhe shtete të tjera të BE-së, ka kërkuar kursim të të ardhurave me qëllimin për t’i përdorur të ardhurat e kursyera për ristrukturimin e gjerë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Sipas Ramussen, burokracia në NATO, duhet të zvogëlohet, por jo në kurriz të aftësisë për të ndërhyrë ushtarakisht, aty ku nevojitet fuqia e saj, ndaj në këtë kontekst ai shton se në këtë politikë kursimesh ai do të mbështetet nga një numër i mirë aleatësh , të cilët sipas tij, e lejojnë dobësimin e muskujve.

Në këtë pikë Rasmussen deklaroi se "Anëtarësimi në NATO nuk është falas. Para së gjithash anëtarët evropianë duhet t'i rezistojnë tundimit për ta përdorur krizën ekonomike si pretekst. Boshllëku transatlantik në detyrat e mbrojtjes nuk duhet të zgjerohet edhe më tej."

Sipas Rasmussen nga përllogaritë e bëra SHBA shpenzojnë për një ushtar të disa herë më shumë se ajo që shpenzojnë shumica e evropianëve, dhe vetëm pesë vende anëtare të NATO-s i përmbahen direktivës, për të shpenzuar të paktën dy përqind të produktit social bruto për mbrojtje: Shqipëria, Franca, Greqia, Britania e Madhe dhe SHBA.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s theksoi se bashkëpunimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut me Bashkimin Evropian po zgjerohet dita ditës dhe sipas tij nëse këtij bashkëpunimi potencial i shtohet edhe bashkimi i kursimeve atëherë sipas Rasmussen kjo do të thotë rritje të partneritetit strategjik mes NATO-s dhe BE-së.

"I kemi të gjithë këta në tryezë, dhe është shumë e rëndë, zhgënjyese për më tepër, që nuk kemi mundësi të flasim për Afganistanin,luftën kundër piraterisë, apo Kosovën dhe çështje të tjera të rëndësishme tema të tjera të rëndësishme që shhqetësojnë sot botën”, deklaroi Anders Fogh Rasmussen.

Rasmussen në deklaratën e tij ka apeluar edhe mbi kërkesat e Turqisë që ende s’po gjejnë mirëkuptim nga BE, vetëm e vetëm pse Qipro frenon antarësimin e Turqisë në BE, një kritikë të cilën edhe Shtetet e Bashkuara ia kanë adresuar liderëve të BE-së.

Rasmussen tashmë kërkoi edhe një partneritet më të ngushtë me Rusinë, për të ndërhyrë bashkërisht në luftë kundër kërcënimeve të ndryshme që rrezikojnë botën, pasi sipas tij bashkëpunimi është strategjia më e mirë në këtë kohë krize.

“Kur ne e pranojmë që ndodhemi para të njëjtave rreziqe, pse nuk mendojmë atëherë për një përgjigje të përbashkët? Kur Rusia është partner dhe aleate në këtë luftë kundër kërcënimit, pse nuk flasim në Këshillin NATO-Rusi për këtë, pa u konsultuar më parë anëtarët e NATO-s”, ishte kjo një pyetje që Rasmussen i shtroi anëtarëve të NATO-, duke i kthyer një përgjigje se “Unë shpresoj, nënvizoi Rasmussen, që Rusia të vërë re, se nëse është e kërcënuar, atëherë sidoqoftë jo prej Perëndimit. Ne nuk kemi asnjë plan për ta sulmuar Rusinë. Dhe unë pres që edhe Rusia të mos ketë plan, për të na sulmuar ne."

mit/NOA
KOMENTE