Ndryshimi i vetëm është se Çiljeta sikundër shihet dhe në pamjet video të spoteve, në lëvizjet provokuese konform skenarit, paraqitet me shumë më pak finesë sesa vajza tjetër e reklamës së birrës së famshme “Bavaria”
Tiranë, 22 qershor 2010 NOA – Dhe kopjimet nuk kanë të sosur. Këtë radhë një reklamë është hedhur në transmetim duke u kopjuar si ide tërësisht nga një kompani tjetër, për më tepër, konkurrente.
Reklama e birrës “Tirana” me protagoniste anëtaren e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Çiljeta Çilaga, në të vërtetë është një kopje e drejtpërdrejtë e reklamës së realizuar nga birra “Bavaria”.
Ndryshimi i vetëm është se Çiljeta sikundër shihet dhe në pamjet video të spoteve, në lëvizjet provokuese konform skenarit, paraqitet me shumë më pak finesë sesa vajza tjetër e reklamës së birrës së famshme “Bavaria”.
Për më gjerë, shihni dhe vetë videot e dy spoteve:
r.n/NOA
{youtube}9Wm_LqriizI{/youtube}