English

Rusi - Gazprom Ndërpret 30 Për Qind Të Furnizimeve Me Gaz Drejt Bjellorusisë

MOSKË, 22 qershor /ATSH-ANSA/ - Rusia ka vendosur të ndërpresë 30 për qind të furnizimeve me gaz të Bjellorusisë, e cila akuzohet se nuk ka respektuar kohërat e pagesave. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Gazprom, Aleksei Miller, deklaroi sot se "furnizimet me gaz drejt Bjellorusisë janë reduktuar me 30 për qind duke nisur sot nga ora 10 (me orën lokale)". /e.v/
KOMENTE