English

Shoferi shtyp këmbësoren e mitur, arrin t’i shpëtojë vdekjes

Elbasan, 22 Qershor, NOA – Ndërsa ecte në aksin rrugor Elbasan-Gramsh, një person ka aksidentuar një vajzë të mitur 11 vjeçe, e cila ka qenë këmbësore, duke i shkaktuar lëndime të shumta, por që për fat të mirë ka mundur t’i shpëtojë vdekjes.

Fjala është për 25 vjeçarin Mariglen Ibro, banues në Elbasan, autor i aksidentit, ndërsa siç raportojnë burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, e aksidentuara mban inicialet A.Z dhe është lindur e banuese në fshatin Pishaj të Gramshit.

Ngjarja e lartpërmendur ka ndodhur konkretisht në fshatin Shtëpanjë, ku autori i aksidentit duke drejtuar mjetin e tij tip Benz me targa TR 5245 I, ka aksidentuar të miturën R.Z, 11 vjeçe.

E dëmtuara fillimisht është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe më pas është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, e cila parashikohet nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE