Stamboll, 23 Qershor NOA Update – Bomba që shpërtheu në Stamboll, u lokalizua pranë një strehimi ushtarak si dhe pranë një kompleksi dhe tre vetë u vranë.
Policia pranoi se lënda plasëse u aktivizua pranë një autobusi të ushtrisë. Në mesin e tre viktimave kanë qenë dhe një grua me një fëmijë.
Por bomba ka plagosur dhe gjashtë persona në qarkun Halkali, një periferi popullore në pjesën evropiane të qytetit. Rebelët kurdë të PKK-së (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) kishin kërcënuar se do të nisnin sulme në të gjitha qytetet e Turqisë.
Ditën e shtunë, pikërisht PKK ka sulmuar një bazë ushtarake pranë qytetit Semdinli në krahinën e Hakari, në Turqinë juglindore pranë kufirit me Irakun.
Ditët e fundit janë vrarë të paktën 18 vetë duke përfshirë këtu ushtarë dhe militantë të Partisë së Punëtorëve. Shpërthimi ndodhi vetëm një ditë pas forcimit në kufirin me Irakun, ku Turqia ka vendosur agjentë të trajnuar dhe trupa të tjerë për të mbështetur ushtrinë e saj.
r.b/NOA
{youtube}lZD5Fr02NJA{/youtube}