Sport-Botëror/ Grupi A, Franca Largohet Nga Botërori, Afrika E Jugut E Mbyll Me Fitore
TIRANË, 22 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Franca është skuadra e parë e madhe që largohet nga ky botëror, duke marrë me vete një mal me kritika dhe rezultate zhgenjyese.
"Gjelat" e Domenech nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë në dobi të tyre fitoren 1-0 të Uruguajit ndaj Meksikës, duke i dhënë lamtumirën kompeticionit në mënyrën më të keqe. Blutë u mundën në ndeshjen e fundit kundër Afrikës së Jugut me rezultatin 2-1 ku autori i vetëm i golit për Francën në këtë botëror është Malouda.
Gjithçka nisi keq për nënkampionët e botës, të cilët e nisën takimin pa shumë dëshirë për të fituar. Situata u komplikua edhe më shumë kur Gourcouff doli me karton të kuq në minutën e 26-të.
Kjo u krijoi më shumë hapësira vendasve, të cilët realizuan dy gola me Khumalo dhe Mphela në pjesën e parë, duke shpresuar në një kualifikim të mundshëm. Por 45 minutëshin e dytë kombëtarja franceze shënoi golin e vetëm të këtij botërori, duke u larguar pa lënë asnjë shenjë dhe shumë zhgënjim.
Grupi A
Afrika e Jugut - Francë 2-1
Shënues: Khumalo 20', Mphela 36'/Malouda 69'
/s.s./