Sport-Botëror/ Grupi B, Korea E Jugut, Barazimi Mjafton Për Kualifikim
TIRANË, 22 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Koreja e Jugut ka arritur një kualifikim me vuajtje, si e dyta në grupin B, pas barazimit 2-2 të arritur sonte ndaj Nigerisë së trajnerit suedez, Lars Lagerback.
Në Durban, barazimi 2-2 kualifikon aziatikët që kanë qenë të zotët të përmbysim disavantazhin e fillimit pas golit nigerian të Uche Kalou në minutën e 12-të.
Lee Youn Soo në minutën e 38-të dhe Park Cho Young i dhanë avantazhin e përkohshëm Koresë, por Nigeria barazoi me Yakubun pas 20 minutash, gol që e ndezi takimin deri në momentet e fundit.
Nigeria largohet nga Afrika e Jugut, ndërsa Koreja e Jugut do të përballet në 1/16 me të parën e grupit A, Uruguain.
Grupi B
Nigeri - Korea e Jugut 2-2
Shënues: Uche 12', Yakubu 69'(p)/ Lee Youn Soo 38', Park Cho Young 49'
Nigeria (4-3-3): Enyeama; Odiah, Shittu, Yobo (Echiejile), Afolabi; Etuhu, Uche, Ayila; Obasi, Yakubu, Kanu (Martins). Trajner: Lars Lagerback.
Korea e Jugut (4-4-2): Jung; Cha Du Ri, Lee Young Pyo, Cho Yong Hyung, Lee Jung Soo; Kim Jung Ëoo, Ki Sung Yong (Kim Jae Sung), Park Ji Sung, Lee Chung Yong; Park Chu Young, Yeom Ki Hun (Kim Nam Il). Trajner: Huh Jung Moo