English

Sport-Futboll/ Klubet Arrijnë Akord Për Ndryshimin E Strukturës Së Kampionatit

RANË, 22 Qershor/ ATSH- Gjergji Mima /. -12 klubet elitare kanë rënë parimisht dakort që struktura e kampionatit të futbollit të ndryshojë dhe kampionati të bëhet me 16 skuadra. Por, sipas sekretarit të FSHF-së, Eduard Prodani, më parë të gjitha klubet duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim, e cila do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv. Klubet kanë paraqitur edhe propozime nëse struktura nuk ndryshon. Duke evidentuar të metat që nxori në dukje sezoni që sapo përfundoi, drejtuesit e klubeve elitare kanë diskutuar përmirësimet e mundshme. Për shkak të tolerimeve dhe favorizimeve që u shfaqën në mënyrë të dukshme gjatë edicionit 2009-2010, mund të ndërhyhet "për të riparuar" fazën e tretë të Superiores. Nëse në të kaluarën të 12 skuadrat luanin në fazën e fundit me njëra-tjetrën, sipas propozimit të ri, kjo do të shmanget. Tashmë, ekipet priten të ndahen në dy grupe: të renditurat në gjashtë vendet e para në fundin e fazës së dytë do të luajnë për titullin, ndërsa ekipet nga vendi i shtatë deri në të 12-in do të luajnë ndërmjet tyre për mbijetesë. Pas afro një jave, përfaqësuesit e klubeve elitare do të takohen për të paraqitur qëndrimet e tyre. /s.s./
KOMENTE