English

Sulm terrorist në Stamboll, Partia Punëtore Kurde merr përgjegjësinë

Stamboll, 22 Qershor, NOA - Së paku 5 vetë kanë vdekur dhe më shumë se 12 të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit të një autobusi në Stamboll, në afërsi të një baze ushtarake.

Lajmi bëhet me dijeni nga mediat turke sipas të cilave, qeveria turke fajëson rebelët kurdë të PKK-së, e njohur si partia "Fajkojtë për Lirinë së Kurdistanit".

Sipas të dhënave, pothuajse 40.000 vetë kanë vdekur në luftimet gjatë luftës 26-vjeçare e armatosur të PKK-së për autonominë kurde në juglindje të Turqisë. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur po parakalonte një autobus me ushtarë dhe familjarët e tyre.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ilegal i Partisë Punëtore Kurde të ndaluar, e cila në fakt ka paralajmëruar javën e kaluar "sulme në secilin qytet turk", në qoftë se ushtria turke nuk i ndërpret veprimet kundër saj.

n.e/NOA

KOMENTE