English

Tentoi të kalojë portin me dokumenta false, ndalohet mirditori

Durrës, 22 Qershor, NOA – Tentoi të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me tragetin ”Riviera Adriatica” të linjës Durrës-Bari, duke mbajtur në pasaportë një leje qëndrimi italiane në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Për këtë arsye, 27-vjeçari Kristofor Lleshaj, i lindur në Mirditë e banues në Durrës, është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë së kufirit.

Nga ana e tyre është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentave të mësipërme, ndërsa materialet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE