English

Turqi - Media: Tre Të Vdekur Nga Një Atentat Me Bombë Në Stamboll

STAMBOLL, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Tre persona mbetën të vdekur sot dhe 6 të tjerë janë plagosur nga një atentat me bombë në Stamboll, që kishte si shënjestër një autobus që transportonte trupa ushtarake, njoftuan mediat televizive turke. Mekanizmi shpërtheu rreth orës 04:45 GMT kur automjeti po kalonte në një rrugë të distriktit Halkali, periferi e populluar në anën evropiane të kryeqytetit, sipas kanaleve televizive 'NTV' dhe 'CNN-Türk'. Këto kanale televizive kanë transmetuar pamjet filmike të atentatit dhe autobusit me të cilin udhëtonin ushtarakët, ku po ashtu ndodheshin edhe disa prej familjarëve të tyre, kryesisht fëmijët, sipas televizioneve. Përgjegjësia për atentatin nuk është marrë përsipër nga asnjë grup deri tani. Rebelët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), organizatë e ndaluar dhe e konsideruar e jashtëligjshme dhe terroriste, kishin kërcënuar gjatë fundjavës se do të kryenin atentate në të gjitha qytetet e Turqisë". Kjo organizatë zhvillon një luftë separatiste që prej vitit 1984 kundër forcave turke në juglindje të vendit, rajon i populluar nga kurdët, por kohët e fundit po përhapet edhe në qytetet e mëdha./ /i.p/
KOMENTE