English

Zbardhen enigmat e Grupit A, Franca dhe Afrika e Jugut skualifikohen nga Botërori

Johanesburg, 22 Qershor, NOA – Sikur kampionati botëror të mos zhvillohej në Afrikën e Jugut, shumë mirë pas ndeshjes së sotme me Francën mund të thuhej se lojtarët e të dy ekipeve duhet të bënin gati valixhet për në shtëpi.

Kjo pasi janë skualifikuar që të dyja nga garat e tij, duke zbardhur kështu enigmat që mbizotëronin deri tani në Grupin A se cilat skuadra do të vazhdojnë raundin e dytë të Botërorit “Afrika e Jugut 2010”.

Ndeshja mes tyre përfundoi me një rezultat 2-1, në avantazh të afrikano-jugorëve, të cilët megjithëse me një lojë dominuese dhe mjaft emocionuese, por edhe me dy golat e shënuar prej tyre, nuk kanë mundur që të kualifikohen në raundin e dytë.

Nga ana tjetër, e rëndësishme për të vendosur fatin e skuadrave që listohen në krye të Grupit A, ka qenë edhe ndeshja Meksikë-Uruguaj, e cila u fitua me rezultatin 0-1 nga kjo e fundit.

E duke u bazuar në gol-avarazhin e këtyre dy skuadrave të fundit, i bie që ato të mbeten ende në garat pasuese të Botërorit “Afrika e Jugut 2010”.

Kështu, nga katër skuadrat që nisën së bashku sfidën e këtij kampionati, Afrika e jugut, Franca, Meksika dhe Uruguaj, vetëm dy të fundit do të mund të ecin para, ndërsa dy të tjerat tashmë do të jenë vetëm spektatore.

n.e/NOA

KOMENTE