English

Zbulohet vibratori më i vjetër në botë, ka ekzistuar prej 30 mijë vjetësh në Gjermani (FOTO)

Berlin, 22 Qershor 2010, NOA - Një zbulimi i pabesueshëm është bërë nga arkeologët e Universitetit të Tubingen, jo larg nga qyteti i Ulm i Gjermanisë në një zonë të pasur me shpella: një lodër seksi, e gjatë njëzet centimetra dhe i përbërë prej materiali shkëmbi të thërrmuar.

"Ne nuk kemi më aspak dyshime, ky është një vibrator", - ka thënë zëdhënësi i Universitetit duke iu referuar objektit që ju shihni në foto.

Zëdhënësi theksoi se sendi i gjetur nga arkeologët, nga forma i ngjan organit seksual mashkullor.

Por një tjetër hipotezë thotë se objekti i gjetur është një simbol i pjellorisë, pak a shumë "si ishin statujat e kohës që përshkruanin femrat me gjinj të mëdhenj dhe bark të madh”.

Në çdo rast ai është një objekt shumë i veçantë, i pari i këtij lloji i gjetur deri tani. Objekti do të prezantohet këtë javë në muzeun e Blaubeuren, ku mes të tjerave gjendet dhe një flaut prej kocke mjellme i konsideruar si instrumenti muzikor më i vjetër në botë. a.k/NOA

KOMENTE