English

Aeroporti i Kukësit merr emrin “Zayed Bin Sultan Al-Nahyan”, por qëndron ende mbyllur

Tiranë, 23 qershor 2010 NOA – Njw propozim i ardhur nga ana e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme Ilir Meta si dhe prej ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, bëri që sot Këshilli i Ministrave të vendosë që aeroportit të Kukësit t’i jepet emri “Zayed Bin Sultan Al-Nahyan”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, por qeveria ende nuk është shprehur se çfarë do të bëhet me këtë aeroport, i ndërtuar nga fondet arabe gjatë eksodit të vitit 1999 të kosovarëve.

Ky aeroport dhe pse kanë kaluar 11 vjet, asnjëherë nuk u vendos në punë.

r.n/NOA

KOMENTE