English

Afganistan - Dy Ushtarë Rumunë Humbin Jetën Pas Një Sulmi Nga Talebanët

BUKURESHT, 23 qershor /ATSH-Agerpres/ - Dy ushtarë rumunë të Batalionit të 33-të të Manovrave, të dislokuar në Afganistan u vranë sot gjatë përleshjeve me talebanët, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes. Majori Dan Ciobotaru dhe ushtari Paul Caracuda ishin duke kryer një mision luftarak përgjatë autostradës A1 Kabul-Kandahar. Rreth 30 kilometra larg Qalat, makina tip ''Humvee'' u sulmua nga talebanët me një bombë artizanale, shpërthimi i së cilës rezultoi fatal për dy ushtarakët rumunë./ a.jor.
KOMENTE