English

Afganistan - Të Paktën 70 Të Vdekur Nga Forcat E Nato-S Gjatë Muajit Qershor

KABUL, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Vdekja e një ushtari të NATO-s, i 15-ti në tre ditët e fundit e bën qershorin, muajin më të përgjakshëm për forcat ndërkombëtare në tetë vjet e gjysmë luftë në Afganistan, me 70 ushtarë të vrarë. ''Një ushtar i forcave të NATO-s humbi jetën nga shpërthimi i një bombe artizanale, arma e preferuar e talebanëve'', theksoi ISAF në një komunikatë pa zbuluar identitetin e viktimave. Vetëm në tre javë qershori është tashmë muaji më i përgjakshëm për forcat ndërkombëtare që prej ndëhyrjes së tyre në Afganistan në fund të vitit 2001. Ky bilanc u bë në kuadër të një muaji të plotë duke nisur që nga muaji korrik 2009 me 76 të vdekur, gushti 77 të vdekur, shtatori 70 të vdekur dhe tetori 2009 74 të vdekur. Sulmet e talebanëve janë intensifikuar ndjeshëm këto tre vitet e fundit pavarësisht pranisë të forcave ndërkombëtare, efektivi aktual i të cilëve që përbëhet nga 142 000 trupa do të arrijë në 150 000 deri në muajin gusht, me mbërritjen e pjesës tjetër të përbërë nga 30 000 trupa amerikanë vendosur nga presidenti amerikan, Barack Obama./ /ec/ a.jor.
KOMENTE