English

Afrikë e Jugut 2010, gafa më e bujshme, komenti i serbit që shokon mbarë botën: “Robert Enke është i dëmtuar”

Serbi, 23 Qershor NOA - Puna e komentatorëve sportivë ka qenë gjithmonë e ndjekur nga gafa të shumta. Diçka e tillë ka ndodhur me një komentator serb, por këtë herë fatkeqësisht, me shumë gjasa ajo do të hyjë në histori si një nga më të bujshmet në historinë e Kupës së Botës dhe më gjerë.

Siç është raportuar në gazetën gjermane “Bild”, Vladimir Mijaljeviç ishte duke komentuar për RTS (kanalin kryesor televiziv të Serbisë) ndeshjen mes Gjermanisë dhe Australisë (të përfshira në të njëjtin grup të Serbisë), në të cilën është kryer një gabim trashanik i tmerrshëm.

“Neuer është në portën e gjermanëve dhe kjo duke pasur parasysh pamundësinë e Robert Enke, i cili është i dëmtuar”, - këto ishin fjalët e komentatorit serb, të cilët shokuan një pjesë të madhe të sportdashësve dhe sidomos të atyre gjermanë.

Të gjithë ata që janë ndjekës të rregullt të futbollit janë shokuar nga ky koment pasi Robert Enke, ka kryer një vetëvrasje në nëntorin e shkuar dhe është një histori, e cila ka prekur të gjithë tifozët e Gjermanisë e më gjerë, madje në të gjithë botën.

Vështirë të kuptohet se si një profesionist si Mijaljeviç, pas disa muajsh të ketë harruar plotësisht këtë histori. Kjo gafë e tij ka qarkulluar menjëherë në Web, me sulme dhe kritika të çdo lloji ndaj komentatorit nga komentuesit e shumtë. Jorg Neblung, i cili ka qenë këshilltar dhe mik i Robert Enke, në mënyrë mjaft diplomatike deklaroi:

“Sigurisht nuk ka pasur keqdashje apo synimin për të bërë ironi makabër. Ishte thjeshtë një rast i informacionit të dobët. Sigurisht është e vështirë për të kuptuar se si kjo mund të ndodhë tek një profesionist”, - tha ai.

r.b/NOA

KOMENTE