English

Ahtisari: Kosova, e pavarur edhe nga vendimet e GJND

Nju Jork, 23 Qershor, NOA – Sido që të shprehet Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, Kosova ka për të mbetur një shtet i pavarur.

Kështu është shprehur Marti Ahtisari, ish-presidenti i Finlandës dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, i cili tha se pavarësia e Kosovës tashmë është një hap i pakthyeshëm.

“Mendoj se është e rëndësishme për çdonjërin të fillojë të kuptojë se çfarëdo që të ndodhë në procedimet e gjykatës ndërkombëtare, Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet shtet i pavarur. Unë mendoj se ky është një fakt, të cilin çdonjëri duhet ta marrë në konsideratë, veçanërisht ata që kanë ambicje të përpiqen t’i bashkangjiten Bashkimit Evropian”, tha Ahtisari.

Ish-i dërguari i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Ahtisari, i bëri këto komente në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. n.e/NOA

KOMENTE