Tiranë, 23 qershor, NOA – Kalimi i rrugës për këmbësorët është ende një nga rreziqet nëpër rrugët shqiptare.
Ndërsa kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin, ne rrugën e Zall Herrit, pranë Bathores, 68 vjeçari Rushit Rexhep Lala është përplasur nga një mjet duke u aksidentuar rëndë.
Në momentin e aksidentimit, policia ka arrestuar në vendngjarje drejtuesit e automjetit tip Ford me targë TR 1262, 47 vjeçarin Hysni Murat Pergjegja, banor i Kamzës.
Sipas burimeve nga policia e Tiranës, dje në orën 08.00, i arrestuari duke kaluar në rrugën e Zall Herrit, pikërisht në kthesën e Bathores ka përplasur Rushit Lalën, për shkak të shpejtësisë së lartë.
I aksidentuari u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i automjetit po ndiqet tashmë penalisht për veprën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
mit/NOA