English

Banka E Shqipërise, Inflacioni Brenda Parametrave Të Përcaktuar

TIRANE, 23 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Banka e Shqipërisë ka kryer një studim mbi inflacionin, duke e lidhur me situata të ndryshme në vite dhe efektet në ekonomi. Studimi "Persistenca (vazhdimësia) e inflacionit në Shqipëri", përgatitur nga Vasilika Kota, nga departamenti i kërkimeve, paraqet një vlerësim të persistencës së inflacionit gjatë viteve 1993-2008. Sipas autores, ka një shmangie të konsiderueshme në mesataren e inflacionit gjatë dy periudhave me regjim monetar të ndryshëm dhe inflacioni bazë shfaq persistencë më të lartë se ai total. Një ndër konkluzionet kryesore të studimit është se politika monetare e Bankës Qendrore ka qenë efektive në reduktimin e inflacionit. Ndërkohë, referuar raportit të Bankës së Shqipërisë mbi parashikimet e treguesve ekonomikë për vitin 2010, rezulton se inflacioni do të jetë brenda standardeve të vendosura nga Banka Qendrore dhe ekonomia shqiptare do të shënojë zhvillime pozitive. Banka Qendrore vëren se politikat monetare dhe gjendja bankare në vend për vitin 2009, në kushtet e krizës financiare ndërkombëtare, shënoi ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vendin tonë dhe ky fakt u vërejt në disa aspekte. Në këto kushte, Banka Qendrore rriti mbikëqyrjen e saj dhe parashikon që gjatë vitit 2010 ekonomia shqiptare do të rigjenerojë ritme pozitive të rritjes dhe treguesit e inflacionit në vend do të jenë brenda parametrave të parashikuar./s.s./
KOMENTE