English

Bashkësia Dibrane: Rruga e Arbrit, mbetet prioriteti ynë

Tiranë, 23 Qershor, NOA – Rruga e Arbrit është një nga prioritetet që i ka vënë vetes shoqata "Bashkësia Dibrane", pasi ka si qëllim të afrojë përreth 75 minuta Dibrën e Madhe me Tiranën, por dhe si një mundësi më shumë për të bashkuar trojet shqip-folëse në një komb dhe në një gjuhë të vetme.

Një fakt të tillë e theksoi ish-diplomati shqiptar, dr. Faruk Borova, i cili u zgjodh kryetar i kësaj shoqate.

Sipas tij, mbetet një mision i rëndësishëm me karakter patriotik dhe kombëtar ai i bashkësisë dibrane, duke synuar sa më shumë bashkëpunim me shoqatat e tjera simotra, jo vetëm në Shqipëri, por dhe ato që ndodhen në trojet etnike shqiptare, por dhe në diasporë si SHBA, Kanada, Australi dhe në Europë.

n.e/NOA

KOMENTE