English

Botërori, sot zbardhen enigmat në grupin C dhe D

Johanseburg, 23 Qershor, NOA – Ndërsa dje është zbardhur enigma e dy ekipeve që do të vazhdojnë garën për kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010”, sot u takon grupeve C dhe D që të përcaktojnë ekipet që do të ecin para në këtë garë të madhe dhe ato që do të bëjnë gati valixhet për në shtëpi.

Kështu, në ndeshjet e sotme në Botërorin 2010, në grupin C luajnë Sllovenia-Anglia dhe SHBA-Algjeria; ndërsa në kuadër të grupit D ndeshen Gana-Gjermania dhe Australia- Serbia.

Gjermanët duket se e kanë të lehtë fitoren ndaj Ganës, por nuk duket aspak kështu, nëse mendohet se u duhet patjetër një fitore.

Ndërsa Anglisë i duhet që ta mundë patjetër Slloveninë, për të njëjtën arsye.

n.e/NOA

KOMENTE