English

Bullgaria Miraton Përforcimin E Trupave Të Saj Në Afganistan

SOFJE, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Bullgaria do të shtojë me 65 trupa kontingjentin e forcave të saj, pjesë e trupave të NATO-s, ISAF në Afganistan, ndërkohë që ka aktualisht në vend rreth 535 ushtarë, vendosi sot qeveria bullgare. Kontingjenti i forcave bullgare në Afganistan ka përgjegjësinë për e aeroporteve të Kabulit dhe Kandaharit, në jug të vendit dhe përfshin edhe një ekip mjekësor që operon në Herat. Në kuadër të përforcimit, të parashikuar për më 1 shtator, 55 trupa do të marrin detyrë të stërvitin dhe trajnojnë ushtrinë afgane dhe 10 të tjerë do të operojnë nëpër spitalet e Kabulit dhe Kandaharit. Deri tani, Bullgari nuk ka pasur humbje të trupave në konfliktin e Afganistanit./ /i.p/
KOMENTE