Ekon - Bjellorusia Kërcënon Moskën Me Ndërprerjen E Tranzitit Të Gazit
MINSK, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Bjellorusia njoftoi sot se i kishte paguar plotësisht borxhin e gazit gjigantit rus ''Gazprom'' dhe kërcënoi se do të ndërpresë tranzitin e gazit drejt Bashkimit Evropian nëse Moska nuk shqyrton faturat deri të enjten.
"Si një gjest e vullnetit të mirë pas marrjes së parave, ndërkohë që situata nuk është e lehtë në Bjellorusi, (...) ne kemi dhënë 187 milionë dollarë për rimbursimin e borxhit tonë Gazpromit'', deklaroi kryeministri bjellorus, Vladimir Semachko.
"Por tashmë, është e drejta jonë dhe i kërkoj Gazpromit t'i paguajë Beltransgazit 260 milionë dollarë deri nesër në orën 07:00 GMT'', shtoi ai.
"Nëse nuk ndodh kjo, atëherë ne do të detyrohemi të ndërpresim tranzitin e hidrokarbureve nëpërmjet territorit të Bjellorusisë'', shtoi ai.
Gazprom theksoi se nuk mund të knfirmojë për momentin rimbursimin e borxhit nga Minsk.
"Ne do ta konfimojmë këtë kur të kemi marrë paratë'', deklaroi zëdhënësi i Gazprom, Sergei Kuprianov./
/ec/ a.jor.