Ekonomi - Juan: Kursi Bazë I Juanit Në Rënie Në Krahasim Me Një Ditë Më Parë
PEKIN, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Banka Qendrore kineze caktoi sot një kurs bazë të juanit në rënie në krahasim me një ditë më parë, njofton ajo në një komunikatë në faqen e saj të internetit.
Kursi i sotëm është 6,8102 juanë për një dollar, në vend të 6,7980 juanë ditën e djeshme, që përbën një rënie prej 0,18 për qind.
Kursi bazë përfaqëson pragun rreth të cilit monedha kineze luhatet çdo ditë, në një kufi prej rreth 0,5 për qind për sa i takon dollarit.
Banka Qendrore la të kuptohej në fundjavë qëllimin për të rifilluar me një vlerë këmbimi më elastike duke përjashtuar lëvizje shumë të shpejta.
Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner e përshëndeti dje këtë angazhim, duke e këshilluar Pekinin ta vërë në zbatim këtë vendim me "forcë".
Partnerët tregtarë të Kinës, sidomos Shtetet e Bashkuara, i kanë shtuar presionet muajt e fundit në favor të vlerësimit të juanit. Ata theksojnë se nënvlerësimi i tij ul artificialisht çmimet e eksporteve të Kinës dhe sjell destabilitet në ekonominë botërore.
/I.Pu.