Ekonomi - Shba - Shkurtimet Buxhetore Nuk Duhet Të Penalizojnë Rritjen
UASHINGTON, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Vendimet që synojnë zvogëlimin e shpenzimeve publike nuk duhet të penalizojnë rritjen në një afat të shkurtër, parashikon sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner në një artikull që pritet të publikohet përpara samitit G20.
Ndërkohë që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur diferenca në ritmin e përmirësimit të situatës së shpenzimeve publike pas krizës financiare, Thimothy Geithner dhe këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Lawrence Summer shkruajnë se rritja duhet të jetë prioritare në këto çaste.
"Duhet të tregojmë angazhimin tonë për zvogëlimin e deficiteve në një afat të gjatë, por jo duke rrezikuar rritjen afatshkurtër. Pa patur rritje ekonomike tani, deficitet do të rriten dhe do ta bëjnë më të vështirë rritjen në të ardhmen", deklarojnë ata në një artikull që do të publikohet në Wall Street Journal dhe një kopje të të cilit e siguroi AFP-ja.
/I.Pu.