English

Elbasan: Policia, Shpërblim 1 Milione Leke Për Të Kapur Vrasësit

ELBASAN, 23 Qershor/ATSH-Miranda Sadiku/ - Policia e Elbasanit vendosi shumën prej 1 milionë lekë shpërblim për personat që japin informacion të saktë për gjetjen autorëve të një vrasjeje, të ndodhur rreth dhjetë ditë më parë. "Lidhur me ngjarjen e ndodhur në 14 qershor, ku u vra me armë zjarri 36-vjeçari Sajmir Binjaku, Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan akordon shumën e shpërblimit prej 1milionë lekë për gjithë ata që japin informacion të saktë në lidhje me autorët e krimit, duke siguruar anonimatin e tyre," tha në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë, Valbona Begu. Sajmir Binjaku u vra në një qendër interneti në lagjen " Çlirimi". Sipas policisë, ai u qëllua tetë herë nga tre persona. Veç numrit 129, policia ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni celular: 0694107507./ch/
KOMENTE