English

Erdogan Akuzon Vendet Evropiane Për Mungesë Të Mbështetjes Përballë Pkk-Së

STAMBOLL, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk kritikoi sot disa vende evropiane se nuk kishin ndihmuar mjaftueshëm Turqinë në luftën kundër rebelëve kurdë duke i akuzuar për mosekstradimin e militantëve të kërkuar dhe se nuk u kishin shkëputur burimet e tyre financiare. "Fatkeqësisht, disa shtete evropiane nuk kanë dhënë mbështetjen e nevojshme të Turqisë në luftën kundër terrorizmit'', u shpreh me keqardhje Recep Tayyip Erdogan gjatë një samiti rajonal në Stamboll. "Pavarësisht vuajtjeve dhe sulmeve shumë të përgjakshme kundër forcave të sigurisë disa vende nuk kanë ndërprerë financimet për organizatën terroriste, ata tolerojnë makinën e tyre të propagandës dhe nuk kthejnë kriminelët'', akuzoi ai, cituar nga agjencia turke e lajmeve ''Anadolli Azhans''. Erdogan konfirmoi se organizata separatiste kurde e partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), konsideruar si një strukturë terroriste nga Ankaraja dhe Bashkimi Evropian përbën një rrezik për vendin e tij si dhe për vendet e Evropës./ /ec/ a.jor.
KOMENTE