English

Fallsifikonte euro, arrestohet i kërkuari

Tiranë, 23 qershor, NOA – Dyshohej se fallsifikonte kartëmonedha dhe iu gjetën, kartëmonedha euro, të falsifikuara gjatë arrestimit.

29 vjeçari Dardan Ahmet Zeka, ishte shpallur në kërkim nga policia e Kukësit prej 4 qershorit, dhe vetëm mbrëmë është arrestuar në Tiranë, nga ekspertët e krimit ekonomik financiar, pranë Komisariatit nr. 4 në kryeqytet.

Dardan Zeka u kap në flagrancë në afërsi të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, me një shumë prej 500 eurosh, prerje kartëmonedhash 50 euro-sh, të cilat sipas policisë janë të falsifikuara.

I akuzuar tashmë për falsifikim kartëmonedhash Dardan Zekës iu sekuestruan si provë materiale për ndjekjen e çështjes penale, 10 kartëmonedha të prerjes 50 euro.

mit/NOA
KOMENTE