Faulkner: Australia Mund T'I Tërheqë Trupat E Saj Nga Afganistan Brenda 3 Vjetëve
SIDNEI, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Australia mund të tërheqë trupat e saj ushtarake dhe paqeruajtëse nga Afganistani përgjatë brenda një periudhe kohore tre vjeçare pas përmbushjes së plotë të misionit të saj në vend, deklaroi sot ministri australian i Mbrojtjes, John Faulkner.
Bazuar në raportet e fundit të Forcave Mbrojtëse Australiane, Faulkner u shpreh se trupat e vendit të tij pritej ta përfundonin misionin e tyre trajnues brenda 2-4 vjetësh.
"U shpreha shumë qartë (...) objektivi ynë operacional në Afganistan është trajnimi i Brigadës së 4-t të Ushtrisë Kombëtare Afgane, deri në një pikë që do të jetë në kapacitet të ndërmarrë përsipër përgjegjësinë për sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në provincën Uruzgan'' u shpreh ministri australian i Mbrojtjes, Juhn Faulkner./
/i.p/