Angli, 24 QERSHOR, NOA-I pëlqen të luajë me kukullat dhe lodrat, si të gjithë bashkëmoshataret e saj.
Por Charlotte Garside nuk është një fëmijë si të tjerët: ajo është vajza më e vogël në botë, 55 cm e gjatë. Historia e Charlotte, e cila jeton në një qytet të vogël afër Hull (Angli), thotë se fëmija vuan nga një sëmundje e rrallë, që prek vetëm njëqind njerëz në mbarë botën.
Prindërit e saj, Scott dhe Ema, thanë për mediat lokale se edhe mjekët nuk e dinë saktësisht sa do të mbijetojë fëmija e tyre, për shkak të sëmundjes nga e cila vuan e se Charlotte mund të jetë vajza e vetme në botë që vuan nga ky lloj çrregullimi.
Fëmija nuk është në gjendje të hajë apo të tresë ushqime të ngurta: në momentin e lindjes peshonte më pak se 500 gram, ndërsa tani që është dy vjeçe, peshon 3,4 kg, sa një foshnjë.