Gramsh: Arrestohet Pedofili, Tentoi Të Dhunojë Një Të Mitur
GRAMSH, 23 qershor /ATSH-Miranda Sadiku/ - Një 57 vjeçar, që ka shfrytëzuar mikëpritjen e një familjeje në një fshat të Gramshit për të abuzuar me fëmijën e tyre, u arrestua të mërkurën i dyshuar për pedofili, bëri të ditur policia.
Burime të policisë lokale, deklaruan se Hekur Kapinova, nga fshati Selvie i rrethit të Gramshit, u arrestua për "vepra të turpshme me të mitur".
Sipas policisë, i arrestuari natën e shkuar është paraqitur tek familja e shtetasit SH.Ç në fshatin Dushk, Gramsh, si nevojtar për të kaluar natën.
Pasi ka pushuar, nën kërcënimin e një thike, ai i është afruar djalit të pronarit të shtëpisë dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturin.
Pasi u largua, Kapinova u denoncua në polici nga babai i të miturit.
Mësohet se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë për "vjedhje" dhe "marrëdhënieve seksuale me të mitur"./ch/