Grossruck: Opozita Ne Kuvend, Tashme Nuk Ka Krizë
TIRANË, 23 Qershor/ATSH/.- Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfang Grossruck, pas një takimi sot në Tiranë me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, tha se "për sa kohë opozita merr pjesë në Kuvend, nuk ka krizë".
"Vendi i opozitës është në Kuvend dhe jo në rrugë dhe ne kemi mirëpritur rikthimin e opozitës në parlament", u shpreh zv/presidenti i OSBE-së.
Duke shprehur mbështetjen e tij për reformat e kryera në vend, Grossruck theksoi se tashmë që Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Shqipërinë, "procesi i liberalizimit të vizave do të vijë shumë shpejt". /a.s/s.s./