English

Grossruk-Berisha: Austria Do Te Vazhdoje Te Mbeshtese Shqiperine Dhe Qeverine E Saj

- Kryeministri Berisha priti Kryetarin e Grupit të Miqësisë në Parlamentin Austriak, zotin Wolfgang Grossruk - TIRANE, 23 Qershor/ATSH/. - Austria do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine dhe qeverine shqiptare, nderkohe qe do te zgjeroje e thelloje bashkepunimin ne te gjitha fushat. Kryeministri Berisha priti sot Kryetarin e Grupit te Miqesise ne Parlamentin Austriak, zotin Wolfgang Grossruk dhe delegacionin qe e shoqeronte. Sipas Zyres se Shtypit te Kryeministrise, pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e tij dhe te qeverisë shqiptare për të gjithë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë gjatë këtyre viteve Shqipërisë në të gjitha fushat, veçanërisht për integrimin europian dhe proceset e tjera të lidhura me të. Zoti Grossruk e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e përzemërt dhe miqësore dhe rikonfirmoi vendosmërinë e Austrisë për të vazhduar të mbështesë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare dhe për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat. Zoti Grossruk e përgëzoi Kryeministrin Berisha për projekt-rezolutën e miratuar në Parlamentin Europian, e cila bën thirrje për realizimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët brenda vitit 2010. Duke e cilësuar këtë një arritje të madhe dhe të merituar, zoti Grossruk vlerësoi se kjo rezolutë dhe ecja me shpejtësi përpara, si në procesin e liberalizimit të vizave ashtu edhe drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, i dedikohet reformave të thella dhe të jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Zoti Grossruk e informoi Kryeministrin Berisha për rezultatet e suksesshme të vizitës së delegacionit në Shqipëri, e cila përfshin edhe dhënien e disa donacioneve nga Austria për shërbimin e zjarrfikseve në Bashkinë e Shkodrës, përfshi edhe një automjet modern zjarrfikës. Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Grossruk për këtë gjest bujar dhe vlerësoi punën e grupit të miqësisë Austri-Shqipëri në forcimin e marrëdhënieve të ngushta dhe të shkëlqyera miqësore midis dy vendeve, dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, duke theksuar se shqiptarët janë shumë krenar për këtë miqësi. Në takim u rikonfirmua edhe njëherë angazhimi dhe vendosmëria e dy vendeve për të vijuar dhe më tej bashkëpunimin në dobi të së mirës të dy popujve. /a.ke/
KOMENTE