Tiranë, 23 qershor, NOA – Miratimi i rezolutës së Parlamentit Evropian është një arritje e madhe dhe e merituar për qytetarët shqiptarë.
Ajo, së bashku me ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, i dedikohet reformave të thella dhe të jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare.
Kështu ka bërë me dije në Tiranë, kryetari i grupit të Miqësisë në Parlamentin Austriak, Volfgang Grossruk, gjatë një takimi të veçantë me kryeministrin Sali Berisha.
Grossruk ndër të tjera, e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e përzemërt dhe miqësore dhe rikonfirmoi vendosmërinë e Austrisë për të vazhduar të mbështesë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare dhe për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat.Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falënderoi Grossruk për këtë gjest bujar dhe vlerësoi punën e grupit të miqësisë Austri-Shqipëri në forcimin e marrëdhënieve të ngushta dhe të shkëlqyera miqësore midis dy vendeve dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, duke theksuar se shqiptarët janë shumë krenar për këtë miqësi.
Në takim u rikonfirmua edhe njëherë angazhimi dhe vendosmëria e dy vendeve për të vijuar dhe më tej bashkëpunimin në dobi të së mirës të dy popujve.
n.e/NOA