Londër, 24 Qershor- NOA, Tani për të gjetur dashurinë, duhet të dalësh në ankand. Ose të paktën kështu ka menduar James Doyan për të përmirësuar jetën pa fat në dashuri të nënës së tij pas shtatë vitesh të një historie të palumtur dhe dy shkurorëzimesh pas saj.
Sandi Firth i kishte kërkuar ndihmë djalit të saj për praktikat e regjistrimit dhe ishte kjo që më pas e nxiti atë për të përdorur idenë e ankandit, duke vënë në shitje në eBay nënën e tij 63 vjeçare.
Njoftimi shoqërohet me foto dhe nga një përshkrim i hollësishëm i bukurisë së saj, aftësive në kuzhinë, si dhe në edukimin dhe kujdesin e treguar për familjen.
Në njoftim thuhet gjithashtu se subjekti në shitje “është i përdorur”, por akoma në “kushte të mira, pa defekte, apo shenja konsumimi” dhe se do të vishet sipas diktatit të modës, pavarësisht nga mosha. Sandi është përshkruar si "një grua e fortë që ka rritur dy fëmijë (dhe kjo nuk është një çështje e parëndësishme), kokëfortë, por dhe bujare. Kjo për shkak se bashkëshorti i mundshëm duhet të jetë "i fortë, i ndershëm, besnik e romantik, si dhe të angazhohet seriozisht për një lidhje të qëndrueshme. "Unë dëshiroja të bëja diçka të veçantë për të ndihmuar mamanë time që ti gjeja një partner – ka thënë për “Daily Mail” Doyan, konsulent në “Crouch End, North London”, e kjo - për shkak se statusi i saj “single” po më çmendte. Kështu, mendova se eBay ishte mënyra më e mirë.
Nëna ime ka tashmë rrethin e miqve të saj në komunitetin hebre në Leeds, por me këtë sistem mund të njohë njerëz me të cilët ajo nuk ka asnjë lidhje".
Njoftimi ka tërhequr tashmë 250 vizitorë. "Fillimisht, ishte një shok për mua të gjeja veten time në eBay - tha Firth, e cila drejton një kompani marketingu në Leeds - por djali im ka një aftësi të habitshme për të më bindur mua”.
a.k./NOA