Tiranë, 23 qershor, NOA – Ndryshimet e Rregullores së Kuvendit të propozuara nga mazhoranca, të cilat do të jenë edhe kryefjala e seancës së nesërme të Kuvendit, cënojnë pavarësinë e institucioneve kushtetuese.
Kështu kanë rideklaruar sot deputetet socialistë pas mbledhjes së grupit të PS-së,, të cilët i qëndrojnë konstant mendimit të mëparshëm se ndryshimet e propozuara në mënyrë të njëanshme nga ana e mazhorancës janë në kundërshtim me praktikat e funksionimit të një parlamenti demokratik evropian.
Sikundër, thuhet në deklaratën, e grupi Socialist, i bërë publik në vazhdimësi, miratimi në seancën e nesërme në mënyrë të njëanshme nga ana e mazhorancës i ndryshimeve të propozuara do të prodhojë pa më të voglin dyshim thellimin e mëtejshëm të krizës politike dhe do të cënojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pavarësinë e institucioneve kushtetuese të vendit.
Në njoftimin e Partisë Socialiste thuhet se në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të kësaj partie u diskutua mbi krizën politike, institucionale e ekonomike që ka krijuar qëndrimi bllokues e intransigjent i mazhorancës, si dhe refuzimi nga ana e kësaj mazhorance i një angazhimi serioz për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale dhe të qëndrueshme që do të ndihmonte kapërcimin e situatës së vështirë, në të cilën ndodhet sot vendi.
mit/NOA