English

I hiqet si nevojtar që donte strehë, 53-vjeçari tenton të përdhunojë të miturin

Elbasan, 23 qershor, NOA – Iu fut në shtëpi një të mituri duke iu paraqitur si një nevojtar që kërkonte strehë dhe më pas nën kërcënimin e një thike, ka kryer veprime të turpshme ndaj tij duke e prekur me duar në vende intime dhe duke i thënë fjalë provokuese me përmbajtje seksuale.

Kjo është ngjarja që i ka ndodhur një djali të vogël me inicialet B.C në fshatin Dushkë të Elbasanit, ndërsa agresori mësohet se është 57-vjeçari Hekur Kapinova, lindur në fshatin Selvie të Elbasanit, i cili rezultonte i dënuar edhe më parë për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

E konfirmuar nga burimet policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, ajo jep si detaj vajtjen në shtëpinë e personit me inicialet Sh.Ç, ku autori ka gjetur vetëm djalin e tij të vogël, të cilin nën kërcënimin e armës e ka detyruar të kryejë veprime të turpshme, duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga ana e policisë, është bërë shpallja në kërkim ndaj 57-vjeçarit, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij në flagrancë.

Ndaj tij, tashmë është marrë masa e “Arrest në burg”, për veprën penale “Vepra të turpshme”, e cila parashikohet nga neni 108 i Kodit Penal, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE