Iran - Salehi: Disponojmë 17 Kg Uranium Të Pasuruar Në 20 Për Qind
TEHERAN, 23 qershor /ATSH-ANSA/ - Irani ka prodhuar deri sot "më shumë se 17 kilogramë uranium të pasuruar deri në 20 për qind dhe ka kapacitetin për të vazhduar prodhimin e pesë kilogramëve në muaj", deklaroi sot shefi i Organizatës iraniane për energjinë bërthamore, Ali Akbar Salehi, cituar nga agjencia ISNA.
Statistikat e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), që daton në fillim të prillit, flet për 5.7 kilogram uranium të pasuruar në 20 për qind që Iran ka prodhuar që prej muajit shkurt.
Salehi deklaroi se uraniumi i pasuruar do të përdoret për të vënë në punë një reaktor me qëllime mjekësore në Teheran.
Por komuniteti ndërkombëtar druhet se Irani do ta përdorë uraniumin e pasuruar për prodhimin e bombës bërthamore, çka Teherani e ka mohuar vazhdimisht.
/e.v/