Versione Italiana
Tiranë, 23 qershor 2010 NOA - Në Muzeun Historik Kombëtar, Ambasada Italiane do të dhurojë nesër në mesditë ora 13.00 materialet e përdorura për nismën “Së bashku për Evropën - 1990-2010 Kooperacioni Italian për Zhvillim për Shqipërinë”, mbajtur më 12 prill deri më 9 maj 2010 në Muzeun Historik Kombëtar.
Të pranishëm në këtë event do të jenë Drejtori i Zyrës për Bashkëpunim e Zhvillim Z.Flavio Lovisolo dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Z. Luan Maltezi, njoftoi sot për agjencinë NOA, ambasada italiane në Shqipëri.
Materialet, të përbëra nga pajisjet tekniko-informatike si kompjuter, printera, pajisjet Wi-Fi, ekran dixhital, dhe funksionalet si karrige për salla mbledhjeje, tavolina, recepsion do të përdoren brenda muzeut për të përmirësuar eficencën e sallave, shtrirjen e sistemit informatik dhe mikpritjen e publikut.
Ky akt dhurimi shpreh jo vetëm mirënjohjen për bashkëpunimin efektiv gjate nismës “Së bashku për Evropën”, por edhe angazhimin nga ana e Ambasadës për të qenë pjesë e procesit te vlerësimit të një strukture që mbledh dëshmitë historiko-kulturore të Shqipërisë.
r.n/NOA